E pabesueshme, e shkarkojnë dy hera brenda vitit trajnerin

0
SHPËRNDAJE

jakini

Çudia ka ndodhur me Palermon në Itali.

Giuseppe Iachini ka pasur një konfrontim me presidentin Maurizio Zamparini dhe pritet që sot edhe zyrtarisht të largohet nga klubi, shkruan “Corriere dello Sport”.

Shkaktar kanë qenë rezultatet negative, me klubin sicilian që tani duhet të luftojë për mbijetesë.

Për herë të parë këtë sezon, Iachini ishte shkarkuar më 10 nëntor, për t’u kthyer përsëri më 15 shkurt.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.