E pabesueshme në Zagreb, Skënderbeut i ikën fitorja nga duart në shtesë

0
SHPËRNDAJE

Vetëm 60 sekonda ndanin Skënderbeun nga një rezultat historik në Europa League, ku po shkonte drejt një fitoreje 1-0 në fushën e Dinamos së Zagrebit. Goli i mesfushorit Liridon Latifi në pjesën e parë ku korçarët kishin luajtur në mënyrë të shkëlqyer, po shtynte ekipin e trajnerit Ilir Daja drejt një rezultati që do ta afronte ndjeshëm me pjesëmarrjen në fazën në grupe të turneut.

Ndërkohë që një gol i Henriquez në minutën e 5-t shtesë të ndeshjes, në një moment kur dukej se gjithçka ishte në kontroll të plotë të korçarëve, i ka hequr atyre nga duart një sukses në shtëpinë e një prej skuadrave më të forta të Europës Lindore. Gjithsesi, kjo nuk zbeh aspak faktin se Skënderbeu është në një pozicion mjaft komod për kualifikimin e mëtejshëm, duke u kthyer në shtëpi me një rezultat pozitiv. /minuta90.com/

Dinamo Zargeb-Skënderbeu 1-1

Golat: Henriquez 90’+5 / Latifi 37’

Dinamo Zagreb (4-2-3-1): Livakoviç, Stojanoviç, Sigali, Benkoviç, Lecjaks, Moro, Doumbia (Fioliç 81’), Gojak, Çoriç (Paviçiç 36’), Fernandes, Hodziç (në dispozicion: Zagoraç, Sosa, Leskoviç, Matel, Henriquez) Tr: Mario Çvitanoviç

Skënderbeu (4-4-2): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Gavazaj (Muzaka 81’), Osmani (Adeniyi 69’), Lilaj, Latifi, Nimaga, Sowe (Dita 88’) (në dispozicion: Teqja, Beneyam, Shkodra, Plaku) Tr: Ilir Daja

Gjyqtarë: Andris Treimanis, Haralds Gudermanis, Aleksejs Spasjonnikovs, Aleksandrs Golubevs

Kartonë të verdhë: Gojak 13’, Stojanoviç 36’ / Osmani 45’+3, Nimaga 50’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.