E pabesueshme/ Neymar tek PSG për 0 euro

0
SHPËRNDAJE

Barcelona/ Tashmë të gjithë janë të bindur, Neymar do të largohet gjatë kësaj vere nga Barcelona për të kaluar në Francë të PSG.

Këtë e pranojnë edhe mediat katalunase, të cilat shkruajnë se të martën Neymar do të kryej testet mjekësore të PSG.

Lojtari pas turneut të Amerikës nuk është kthyer në Barcelona, por ka vazhduar drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në një event marketingu, për të vazhduar më pas në Katar, ku edhe do të kryej testet mjekësore.

Fillimisht ishte menduar se PSG do të paguajë klauzolën e lojtarit prej 222 milionë eurosh, por, kjo është e pamundur, për shkak të rregullit të Fair Palyt Financiar të UEFA-s.

Në ndihmë PSG-së do t’i dalë kompania nga Katari, ‘Qatar Sports Investment” që do t’i paguajë lojtarit 300 milionë euro si figura qendrore e Botërorit të vitit 2022.

Në këtë mënyrë, do të jetë vet lojtari që do të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës kundrejt Barcelonës, duke u liruar nga ajo për të firmosur më pas me francezët për zero euro.

Pikërisht kjo kopani “Qatar Sports Investment”, ka të njëjtin president sikurse PSG, Nasser Al-Khelaifin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.