E pabesueshme, një klub maltez në raundin e tretë! (dhe një krahasim me një klub shqiptar)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

aab85a4cc903316c040ccc4d21f1f1d9617adbda-1469135919-57913c2f-620x348
Birkirkara feston golin ne Skoci

Ekipi i Maltës së futbollit modest, Birkirkara, eliminoi dje me një fitore 1-2 Hearts brenda në qytetin e Middlothian të Skocisë ndërsa në takimin e parë kishte arritur një barazim pa gola 0-0 të cilën specialistët e futbollit e quajtën suprizë të madhe.

Dhe ja vjen një fitore e bukur, bindëse me maltezët që shkuan deri në 0-2 duke bindur dhe merituar plotësisht raundin e tretë, hera e parë për shtetin e Maltës që arrin në këtë rang.

Pasi eliminuan në raundin e parë boshnjakët e Siroki Brijeg, tani eliminuan Hearts dhe në raundin tjetër do të ndeshen me Krasnodar të Rusisë, një mision i pamundur për maltezët por punë e madhe.

Fundja, ata kanë arritur më shumë se pritej, duke luajtur thjesht e pa komplekse, pa fjalë të mëdha, pa hedhur premio lart e poshtë, pa u ankuar për emrin e madh apo buxhetin e kundërshtarit, pa huazuar lojtarë nga Valletta kampione, pa e ndërruar trajnerin kroat Drazen Besek mu përpara kupave të Europës edhe pse nuk fituan asnjë trofe në 2015-16, pa ndërruar staf apo drejtorë teknik, por vetëm duke bërë lojën e vet me përulësi, me punë e përkushtim. Kaq.

Natyrisht, jo gjithmonë fiton kështu por tifozi e kupton kur luan fort e me zemër dhe e pranon atë lloj humbje, madje me kënaqësi pasi kjo të fal emocionet e garës së vërtetë e jo kur luan nëpër media e pas kuintave. Nuk e di a do e lexojnë njerëzit e duhur këtë shkrim. Nuk besoj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.