E pagabueshmja Vllazni

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14100491_1123612407731591_8484795583763693003_n Në javën e tretë Vllaznia ka mundur 5-0 rivalin më të afërt, Kinostudion dhe kaq është më e shumta që mund të arrihet ndaj klubit më të kompletuar e që është shumë larg nivelit të pjesës tjetër të kampionatit femëror.

Madje sa për statistikë, Vllaznia nuk e njeh fjalën humbje që nga pjesëmarrja e parë e saj në kampionatin 2010-11 (kur luante fillimisht nën emrin Ada Velipojë) e deri më sot teksa i ka fituar pesë kampionate radhazi e përgatitet për të gjashtin, shtatin, tetin ….etj.

Në 105 ndeshje zyrtare Vllaznia ka fituar 97 e barazuar 8 me një golevarazh “të llahtarshëm”, 637-53 në vetëm 6 sezone (plus tre javët e këtij kampionati).

Edhe Kupat e Shqipërisë i ka fituar rregullisht me përjashtim të dy edicioneve 2011-12 dhe 2012-13 kur Juban Danja ka vënë emrin e vet në listën e fituesve të këtyre trofeve ndërsa ekipi tjetër që ka fituar trofe në futbollin e femrave është edhe Tirana AS por këto trofe i siguronte kur Ada e Velipojës ende nuk ishte formuar.

Gjithsesi, ja rezultatet e javës me përjashtim të Skënderbeut dhe Juban Danjës që ende nuk është luajtur.

Vllaznia – Kinostudio 5:0
Tirana AS – FC Dajti 8:1
Apolonia – AAS 3:1
TEUTA – The Door 5:0

S'KA KOMENTE

Comments are closed.