E përjashtoi Teuta, Albi Dosti shkon tek kampionët

0
SHPËRNDAJE

Albi Dosti e nisi sezonin te Teuta dhe ishte ndër më pozitivët, në 8 ndeshje që luajti, por humbja në Lushnje bëri që të shpërthente furtuna dhe trajneri Gugash Magani “flijoi” pikërisht mesfushorin durrsak, duke e përjashtuar nga skuadra.

Megjithatë, 26-vjeçari nuk është ankuar publikisht dhe është larguar pa krijuar polemika, ndërsa ka marrë dokumentacionin. Dosti është mjaft i vlerësuar në treg dhe “Sport Ekspres” zbulon se tashmë ka gjetur edhe klubin e tij të ri.

Bëhet fjalë për Kukësin, që menjëherë është aktivizuar, sapo është publikuar lajmi i largimit të Dostit nga Teuta. Mesfushori konfirmon për gazetën se ka gjetur marrëveshjen me presidentin Safet Gjici ddhe do të dalë sot pasdite në stërvitje, në Pezë-Helmës.

Një përforcim mjaft cilësor për Kukësin, që shton alternativat në mesin e fushës, me një futbollist që e njeh mirë, sepse Dosti ka luajtur me Kukësin edhe në sezonin 2014/2015, ku në fakt nuk pati shumë hapësirë dhe sezonin pasardhës shkoi në Bullgari.

Dosti-Hasani

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU