E rrallë / Skocezi ndjek Skënderbeun në stadium

0
SHPËRNDAJE


Skënderbeu / Scott Brown është një tifoz që udhëton në vende të ndryshme, teksa synimi i tij është që të shohë atmosferën që krijojnë tifozeritë në stadiume të ndryshme.
Sonte në mbrëmje ai ka zgjedhur që të udhëtojë në Shqipëri për të ndjekur Skënderbeun, që do të synojë kualifikimin ndaj Kairat Almati.

“Jam një tifoz i zjarrtë futbolli nga Skocia. Kam ndjekur në stadium shumë skuadra europiane dhe këtë javë zgjodha të udhëtoj drejt Korçës për të ndjekur Skënderbeun. Jam kurioz të shoh atmosferën që do krijojnë tifozët në stadium. Dëshira ime është të shoh Skënderbeun të bëjë progres në Europë”, u shpreh Scott Broën për faqen zyrtare në “Facebook” të Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.