E talli pas humbjes ndaj Barcelonës, tifozi i PSG vret me thikë shokun

0
SHPËRNDAJE

Në Gabon e kanë përjetuar keq disfatën poshtëruese të PSG. Në kryeqytetin e vendit afrikan ndeshja është shoqëruar me vdekjen e një të riu.

Sipas “AFP”, një 18-vjeçar ka therur për vdekje bashkëmoshatarin e tij, i cili po e tallte pas humbjes 6-1 ndaj Barcelonës. Dy të rinjtë gjendeshin në një lokal në Librevill, ku ndoqën ndeshjen e të mërkurës.

Viktima kishte bërë shaka me shokun, i cili ishte tifoz i PSG. Autori i krimit ka pranuar fajësinë dhe tani pret të dalë përpara trupit gjykues për të mësuar masën që do të merret ndaj tij. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.