E trishtë / Mamurrasi drejt shkrirjes së ekipit

0
SHPËRNDAJE

Tashmë duket se është një realitet fakti që nga harta e futbollit shqiptar do të zhduket një ekip futbolli. Bëhet fjalë për Mamurrasin, që nuk ka udhëtuar së fundmi as në transfertën me Klosin në Burrel. E njëja gjq kishte ndodhur edhe me Gramshin dy javë më parë, ndërkohë që edhe policia nuk merr përsipër mbarëvajtjen e ndeshjeve në shtëpi.

Dje disiplina mori vendimin e radhës, këtë herë edhe me zbritje pikësh: “KF ‘Adriatiku Mamurras’ për mos paraqitje në ndeshje me KF “Klosi” planifikuar të luhej me datë 29.10.2017, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbritën 3 pikë nga klasifikimi”.

Këtë javë Mamurrasi luan në shtëpi me Partizanin B dhe me gjasa nuk do të luhet. Nëse ndodh kjo atëherë me shumë mundësi do të vijë edhe përjashtimi nga gara dhe gjithë skuadrave që janë përballur deri më tani me skuadrën kurbinase do t’u zerohen pikët e marra kundër tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.