E vërteta e largimit të Haberkorn nga Partizani

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Teksa po i afrohemi fundit të sezonit aktual të Superiores, Drejtori Sportiv i Partizanit, Dritan Dervishi ka vendosur të flasë në lidhje me eksperiencën e tij tek detyra që mban. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Dervishi ka marrë përsipër edhe gabimet në merkaton e janarit duke përmendur rastin e sulmuesit Haberkorn, i cili u prit me shumë bujë por u largua si një lojtar i padëshiruar dhe mbipeshë. Ja deklarata e tij në lidhje me merkaton e janarit dhe çështjes së afrimeve te dështuara:

Dritan Dervishi
Dritan Dervishi

Kur kthehesh mbrapa shikon dhe gabimet. Merkatoja e janarit ishte e para për mua te Partizanin. I vetmi objektiv që më dha presidenti Demi ishte të ngrija cilësinë dhe kualitetin e skuadrës. Grupi i punës, unë, trajneri dhe stafi teknik menduam që ta forconim skuadrën në fillim duke mos humbur asnjë titullar. Të furnizonim ekipin me oksigjen me lojtarë të rinj për të ardhmen siç janë Fili, Atanda, Dajsinani, Ramadani apo edhe kontrata e Bardhit. Pastaj të rrisnim edhe kualitetin në reparte të caktuara. Mendoj se ishte një merkato me 2 faqe, në anën pozitive them se të gjitha blerjet e rëndësishme që ne i bëmë si grup na dolën me sukses dhe vazhdojnë të bindin, ndërsa më vjen keq që nuk gjetëm një sulmues për të ia bashkangjitur Raçiçit dhe Sukajt. Te lojtarët që morëm asnjë nuk besonte, por tani po vërtetojnë të kundërtën. Torasa, Felipe dhe Vila po bëjnë mjaft mirë ashtu si Atanda.” imagePërsa i përket largimit të Haberkorn, Dervishi u shpreh: “Meritat dua që t’i ndajë me të gjithë gabimet dua t’i marr unë. Haberkornin e pamë në 5 ndeshjet e fundit të tij, por në një muaj e gjysmë që ishte martuar erdhi mbipeshë dhe nuk kishim më kohë që ta rikuperonim dhe menduam ta largonim. Vetëm me të gabova se nuk e thirra në provë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.