E vërteta e mashtrimit të Besnik Krasniqit

0
SHPËRNDAJE

998368_10151645083550690_2142428636_nMbrojtësi i djathtë Besnik Krasniqi, i cili më parë është akitivuar me skuadrën e Partizanit dhe më pas edhe tek Teuta në Shqipëri prej ditësh ka qenë në negociata me drejtuesit ballshiot. Mes palëve është arritur edhe akordi. Kur pritej që lojtari ditën e martë të udhëtonte drejtë Shqipërisë për të nënshkruar, të hënën në mbrëmje ai ka lajmëruar se ka marrë një shumë parash në dorë KESH nga drejtuesit e Gjilanit dhe kur kishte tentuar t’i kthente sërish ato dhe t’i bashkohej Bylisit, pala gjilanase nuk e ka pranuar një fakt të tillë. Lojtari pasi ka bërë një lëmsh në këtë histori, ka bërë të ditur se pasi drejtuesit e Gjilanit nuk i kanë marrë paratë që i kishin dhënë si parapagim pas, ndihet i frikësuar për veten dhe familjen e tij. Këtë fakt e bëjnë të ditur burime mjaftë të besueshme pran presidencës së Bylisit. Këta të fundit janë tepër të zhgënjyer nga dredhitë e lojtarit në fjalë, i cili bllokoj deri në momentin e fundit tratativat me lojtarë të tjerë në pozicionin e tij. Për më tepër edhe nga deklarata e tij për mediat në Kosovë kur mohonte Bylisin.

Minuta90.com e dispononte një informacion të tillë ndaj edhe nuk u nxitua që të bënte zyrtar trasnferimin e tij në rradhët e Bylisit. Tashmë jemi mësuar me këto histori, ku shumë lojtar marrin para dhe arrin akordin me një skuadër dhe më pas dëshirojnë të bashkohen me një tjetër. Ky është një pazar bagëtish ku rregullat e lojës jashtë fushe asnjë nuk i respekton, por paraja i ka errësuar sytë gjithkujtë në këtë merkato të cmendur, dinake dhe të paturpshme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.