E vërteta e “përjashtimit” të Alban Mehës

0
SHPËRNDAJE

Shumë aludime po qarkullojnë lidhur me lojtarin e kombëtares shqiptare Alban Meha. Forma e tij e mirë në kampionatin turk, golat e shënuar, asistet, nuk mjaftojnë për të qenë pjesë e listës kuqezi. Sigurisht Meha në fushën e blertë e ka bërë më së miri detyrën e tij, por cfarë ka ngjarë jashtë saj? Ku qendron hatërmbetja e trajnerit De Biasi? Janë këto disa pikëpyetje që meritojnë një përgjigje, pasi kur një talent shqiptarë i Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë nuk pranon të grumbullohet dhe përfaqëson një tjetër shtet, të gjithë janë të gatshëm të sulmojnë. Në të kundërt, kur dikush injorohet si në rastin e Mehës, askush se ngre zërin.

meha shqiponja
Portali ynë disponon një informacion të vjetër, mbase i cekur më parë në mëdia, por pa ju futur në brendësi të problemit. Alban Meha dhe Gianni De Biasi kanë një përplasje që në kohën e ndeshjes Shqipëri-Armeni. I grumbulluar me kombëtaren tonë gjatë seancave stërvitore Alban Meha (asokohe lojtar Bundeslige), e ka parë veten jashtë formacionit kuqezi për të disatën herë, kjo si pasojë e besimit që De Biasi ka krijuar tek mesfushorët titullarr kuqezi, ku edhe zëvëndësimet janë me pikatore dhe është larguar me preteksin që nusja e tij do të lind. Në fakt dicka të tillë Meha e dinte përpara se të vinte në Elbasan me kombëtaren. Ky ishte thjeshtë një preteks për të shfaqur mërzin e tij. Këtë fakt e ka kuptuar mjaftë trajneri De Biasi, i cili me qetësi ruan autoritetin e tij, duke mos deklaruar asgjë për mungesën e Mehës, por në krahun tjetër vepron duke mos e grumbulluar dhe në vendin e tij madje ka edhe lojtarë që me të gjithë respektin për cfarë kanë dhënë, por s’mund të japin më asgjë për kombëtaren tonë.debiasiDukaA është ky momenti për të pasur inate “brenda llojit”? A nuk duhet të jemi të bashkuar sot më shumë se kurrë? Nëse Meha ka bërë një gabim të tillë, a konsiderohet i pa falshëm? Sigurisht që jo, duke parë se në gjirin e kombëtares tonë ka “tradhtar”, lojtarë që pasi e kanë parë se nuk mund të jenë pjesë e kombëtarave të huaja, kanë zgjedhur ngjyrat kuqezi. Ky është realiteti që s’mund të ndryshohet nga askush. Teksa Meha është pjesë e formacionit më të mirë të javës në Turqi, pjesë e gjuajtësve më të mirë të goditjeve standarte në botë, De Biazi ka vendosur të mos “lexoj gazeta” dhe të mos shoh “youtube” për të parë mrekullitë e Mehas.Alban-MehaShpresojmë që inati i De Biasit të mbaroj dhe gjithashtu Meha të mos përsërit të njejtin gabim si në vigjilje të sfidës armene, pasi sot më shumë se kurrë, përballë armikut të betuar na lind detyrë zemre dhe patriotike t’i drejtohemi De Biasit pa kurrë farë interesi: MISTER FALE ALBANIN, VISHE SËRISH KUQEZI!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.