E vërteta e shortit dhe iluzioni optik i Dukës

0
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e saj të eliminatoreve “Rusi 2018”. Gjatë këtij shorti Kombëtarja jonë u duk si një boksier në ring që në fillim pësoi një grusht të rëndë me Italinë, më pas 3 të “lehtë” si Lihtenshtejni, Izraeli dhe Maqedonia. Por në fund erdhi edhe K.O. me një “grusht” fatal nga Spanja.

E krahasuar me një boksier, tashmë Shqipëria do ta kishte humbur ndeshjen e saj në ring. Por futbolli prandaj është loja më magjike e planetit pasi asnjëherë s’mund të bësh parashikime, apo të kesh siguri. Kombëtarja jonë mund të bëjë edhe surprizën, por po të jemi të bazuar në realitet, pa ndjenja pesimizmi, duhet pranuar se shanset tona për kualifikim janë të pakta.

Ndaj edhe duhet ta shohim realitetin në sy e jo të fluturojmë duke e parë ndeshjen “nga ekrani”. Presidenti i FSHF-së Armand Duka, çuditërisht (për disa) u shfaq mjaft euforik pas shortit. Shprehja e tij: “Bëhesh i madh kur mund të mëdhenj” në kësi rastesh përkthehet: Bëhesh i pasur kur rri me të pasur”.

11755124_976760469012178_2765434151517094027_n
Të lumtur pas shortit

Kështu edhe Spanja e Italia janë “bosët” e grupit tonë dhe si pasojë të ardhurat financiare nga të drejtat televizive priten të jenë të mëdha. Ndaj edhe presidenti i FSHF-së duket i kënaqur. Nëse euforia e shfaqur do të ishte një lëvizje teknike, tashmë trajneri dhe të gjithë lojtarët do të kishin mbushur faqet e gazetave me deklaratat e tyre bombastike.

Por askush s’mund të guxojë diçka të tillë kur përpara të shfaqen dy kampionë bote. Presidenti Duka, e gjithë federata së bashku me stafin teknik të Kombëtares dhe lojtarët kuqezinj, meritojnë respektin maksimal për arritjen aktuale të eliminatoreve Francë 2016. E megjithatë duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi sa më lart të fluturojmë tani, aq më shumë mund të vritemi në eliminatoret e Botërorit.

11800611_395608270638455_2182034953336326229_nNdeshja s’duhet parë vetëm “nga ekrani”, të drejtat televizive, e përfitimet e saj, por fillimisht nga fusha e blertë, peshorja e futbollit të vërtetë. Sigurisht që shpenzimet e mëdha të FSHF-së për dy stadiumet, “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, kërkojnë rimbursim, por jo në kurriz të Kombëtares dhe tifozëve të saj.

Ne nuk bëhemi të mëdhenj nëse mundim të mwdhenj. Të mëdhenj bëhemi kur në çdo ndeshje vendosim zemrën në fushë siç kemi bërë deri tani nën drejtimin e trajnerit Gianni De Biasi, i cili ende nuk ka rinovuar.

Edhe nëse mundim një ndeshje Italinë apo Spanjën, sërish do të na identifikojnë si Shqipëria, një skuadër e vogël, por me zemër të madhe, një skuadër që së bashku me përkrahjen e pandalshme të tifozëve kuqezi, mbron me fanatizëm flamurin dhe simbolet tona duke u bazuar edhe në ndjenja patriotike.

Nëse mendojmë se një ditë do të bëhemi të mëdhenj, atëherë gabimi do të ishte fatal dhe të tilla fryma afrojnë euforinë, largojnë krenarinë dhe na bëjnë materialistë në mendime.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.