Edgar Çani dhe Gattuso e nisin me fitore tek Pisa

0
SHPËRNDAJE

Edgar Çani
Edgar Çani
Legjionarët/ Edgar Çani dhe Gennaro Gattuso e kanë nisur mbarë aventurën e tyre tek ekipi i Pisës. I pari në fushën e blertë dhe i dyti në pankinë si trajner me Pisën fituan në takimin e tyre të parë në Serie C të Italisë në ndeshjen përballë Pratos e cila përfundoi me rezultatin 2-1. Edgar Çani e nisi si titullar këtë takim dhe zhvilloi një paraqitje të mirë, teksa e ndihmoi shumë ekipin. Ndërkohë ish-mesfushori i Milanit, Gattuso, mori fitoren e tij të parë në po kaq ndeshje me ekipin e tij të ri, duke hedhur kandidaturën për tu ngjitur një kategori më lartë sezonin tjetër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.