Edgar Çani shkon zyrtarisht nën urdhërat e Gattusos

0
SHPËRNDAJE

ecaNjë tjetër lojtar shqiptar ka gjetur skuadër në këto orë të fundit të merkatos. Bëhet fjalë për Edgar Çanin, i cili ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion për vitin e dyë te Pisa, skuadër që luan në Lega Pro (kategoria e tretë) të Italisë dhe që drejtohet nga Gennaro Gattuso. Zyrtarizimi i këtij transferimi ka ardhur nga vetë klubi italian, përmes një komunikate në faqen zyrtare.
Ky është stacioni i ri për sulmuesin që është në rrethin e Kombëtares kuqezi, pas përvojave me fanellën e Peskaras, Askolin, Piaçencan, Modenan, Carpin, Barin, Padovan e Katanian. Pa harruar as eksperiencën në Angli, në rradhët e Lids, gjatë sezonit të kaluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.