Edhe Andi Lila bashkohet me Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

lilaAjo që përflitej përpara pak ditësh dhe u publikua nga “Minuta90.com”, tashmë është bërë realitet. Andi Lila ka zbarkuar te Skënderbeu, për momentin thjesht për stërvitje, siç konfirmon fotoja e postuar prej tij, ku shkruan: “Në pritje të një skuadre të re, stërvitje me Skënderbeun. Faleminderit kampionëve për pritjen”.

Por fakti që ka veshur edhe fanellën e stërvitjes së kampionëve të Shqipërisë (këtu ka pozuar me Osmanin), të bën të mendosh se një marrëveshje mes palëve mund të jetë afër. Lila do të ishte një armë plus për Skënderbeun, që dëshiron të hyjë në grupet e Champions.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.