Edhe Belgjika shkarkon trajnerin

0
SHPËRNDAJE

Paraqitjet zhgënjyese të Belgjikës në Kampionatin Europian kanë detyruar Federatën e Futbollit të shkarkojë trajnerin e kombëtares, Marc Wilmotsit.

“Federata ka arritur marrëveshje me Marc Wilmotsin për të përfunduar kontratën e tij, që ishte deri më 2018”, thuhet në konfirmimin e Federatës belge.

Wilmots e ka ngritur Belgjikën nga vendi i 54 në renditjen e FIFA-s, në vendin e parë. Belgjika nën drejtimin e tij ka shënuar 34 fitore nga 52 ndeshje të zhvilluara në katër vitet e fundit.

belgjik

S'KA KOMENTE

Comments are closed.