Edhe Burreli zhvendoset në Tiranë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kategoria e Parë/ Nëse do të bëhet një listë me ekipet e Superiores, së Parës dhe të Kategorive të tjera, do të vihet re që shumica e skuadrave stërvitet në kryeqytet.

Ka shumë arsye pse ndodh diçka e tillë, që lidhen kryesisht me terrenet sportive. Pak klube kanë menduar të gjejnë zgjidhje dhe kësaj liste duket se po u bashkohet edhe skuadra e Burrelit.

Sipas asaj që shkruan “Sport Ekspres”, matjanët për sezonin e ri pritet të zhvendosen në kryeqytet dhe vetëm për ndeshje do të jenë në Burrel, aty ku do të zhvillojnë përballjet si pritës në stadiumin “Liri Ballabani”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.