Edhe “France Football” dashuron Hysajn, zgjidhet në 11 më të mirët

0
SHPËRNDAJE

Revista e madhe France Football ka caktuar formacionin më të mirë të fundjavës Evropiane. Bie në sy mbrojtësi i kombëtares sonë Elseid Hysaj, i cili zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Juventusit. Shpresojmë që të vazhdojë të tilla paraqitje edhe ndaj Serbisë në ndeshjen tepër të rëndësishme të Kombëtares sonë, aty ku varen shumë fatet e kualifikimit për Francë Euro 2016.

Kampionatet nga të cilët përbëhet formacioni i javës janë La Liga, Premier League, Serie A dhe Bundesliga. Skema është 4-3-3.

kameni
Carlos Kameni

Portjer
Carlos Kameni (Malaga)
Ai ja mbylli derën sulmuesve të Real Madrid (0-0 në Bernabeu). Kanë qenë të kota iniciativat për të shënuar (tridhjetë gjuatje në portën e tij!) por portieri kamerunas i Malagas ishte në lartësinë e duhur.

hysaj
Elseid Hysaj

Mbrojtësit

Elseid Hysaj (Napoli)
Mbrojtësi shqiptar ka treguar aftësi të madhe kundër juventinit Paul Pogba. Ai erdhi nga Empoli në bagazhin e trajnerit të tij, Maurizio Sarri. Mosha 21 vjec por shqiptari është ambjentuar në kohë rekord në prapavijën e Napolit. Të shtunën në San Paolo ishte në formë të mirë në të djathtë, korsi ku napolitanët patën sukses ndaj Juves duke fituar edhe sfidën (2-1).

Joël Matip (Schalke 04)
E pesta fitore rradhazi dhe në të gjitha garat për Schalke ka qenë titullar. Por është edhe ndeshja e katërt pa pësuar gol. Ai është një garanci për një mbrojtje solide.

Virgil van Dijk (Southampton)
Goli i parë i sezonit për mbrojtësin hollandez që zbarkoi në Southampton verën e kaluar. I papërmbajtshëm për mënyrën se si i shpëtoi dy mbrojtësave të Swanseas dhe shënoi, duke i dhënë një fitore të lehtë (3-1) ekipit të tij.

Benoît Trémoulinas (Sevilla FC)
Djemtë e trajnerit Emery fituan kundër Rayo Vallecano (3-2). Kjo ishte fitorja e parë e sezonit, me një francez nga e majta plot entuziasëm. Trémoulinas ka spikatur sidomos teksa shërbeu për Gameiron.

Mesfushorë

lamela
Erik Lamela

Erik Lamela (Tottenham)
Njeriu i ndeshjes në fitoren 4-1 ndaj Manchester City për Spurs. Ai ka mbytur plotësisht Sterling, por ka rekuperuar edhe një numër konsiderueshëm të topave në mesfushë, si dhe shënoi një gol shumë të bukur. Ndeshja më e mirë e argjentinasit në Angli që prej mbërritjes në vitin 2013.

Marco Benassi (Torino)
Ka qenë luftarak me Palermon, ka punuar dhe ofruar më shumë zgjidhje për sulmuesit dhe sidomos ka shënuar gol shumë të bukur “alla Van Basten” nga krahu i djathtë.

Lars Bender (Leverkusen)
Fitore e Bayer (3-0) ndaj Werder Bremen, mesfushë e pakalueshme dhe vendimtar në golin e parë të Leverkusenit të nënshkruar nga Mehmedi. Çfarë sigurie para se të përballet këtë të martë me Barçan në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesit

Robert Lewandowski (Bayern Munich)
Pas pesë golave të tij kundër Wolfsburg, sulmuesi polak është i “thjeshtë” në Mainz duke shënuar vetëm një dopietë (3-0 për bavarezët, fitorja e shtatë në shtatë javë Bundeslige). Ka shënuar 7 gola në 5 ditë.

Nikola Kalinic (Fiorentina)
Një afrim nga më të mirët në verë i blerë për vetëm € 5 milion nga Dnipro ukrainase por po bën tashmë tifozët e Fiores të harrojnë  edhe sulmuesin Mario Gomez. Sulmuesi kroat ka shpërthyer të dielën në mbremje ndaj Inter me tre gola. Por gjithashtu ai ka dëbuar Mirandën me të kuqe teksa e rrafshoi në tokë në një nga kundërsulmet e tij vdekjeprurës. Të fitosh ndaj Interit në San Siro 4-1 nuk është e lehtë. Fiore u bashkua me Interin në krye të renditjes në Serie A.

19834
Nikola Kalinic

Alexis Sanchez (Arsenal)
Nuk ka qenë në formë me Gunners që prej kthimit nga Copa America por kiliani u zgjua në fushën e Leicester (5-2). Tripleta e tij ndihmoi Arsenalin për të marrë fitore ndaj një kundërshtari aspak të lehtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.