Edhe Maradona hedh kandidaturën: Në FIFA, për ta pastruar nga mafia

0
SHPËRNDAJE

maradDiego Armando Mardona ka konfimuar se do të hedhë kandidaturën për presidencën e FIFA-s në zgjedhjet e 26 shkurtit të ardhshëm. Në një intervistë për një televizion lokal në Argjentinë, “El Pibe D’oro” shpalli hapur qëllimin: “Duhet luftuar kundër atyre që kanë vjedhur për shumë kohë. Dua të hyj në FIFA, për të bërë pastrime. Ka shumë lojtarë dhe njerëz të sportit që më mbështesin. Të gjithë duam të luftojmë kundër mafias së futbollit dhe hajdutëve me doreza të bardha”, ka theksuar Maradona, i cili ka qenë historikisht kundër sistemit aktual të futbollit botëror.
Gara për zëvendësimin e Sepp Blatter mesa duket do të jetë mes 3 emrave. Mishel Platini e zyrtarizoi të mërkurën kandidaturën e tij, teksa mediat raportojnë se gëzon që tani votat e 144 Federatave nga 209 në përgjithësi. Gjithashtu në garë është edhe zv.presidenti aktual i nderit, koreano-jugori Chung Mong-Joon. Afati i fundit për prezantimin e kandidaturave është 26 tetori 2015.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.