Edhe Mazrekaj u bashkohet kampionëve

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Trepça ’89 nuk di të ndalet në merkato. Kampionët e rinj të Kosovës kanë bërë goditje teksa është duke bërë një punë të madhe për të ndërtuar një ekip sa më dinjitoz për t’u paraqitur sa më mirë në Ligën e Kampionëve.

Ditën e sotme është zyrtarizuar si transferimi më i ri në ekip mesfushori Gentian Mazrekaj, teksa lajmi është bërë publik nga vetë klubi nga Mitrovica përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Mazrekaj rikthehet kështu te Trepça ’89 pas një eksperience te Besa e Pejës duke qenë edhe një nga afrimet më cilësore të këtij ekipi në këtë merkato verore ku afrimet janë të shumta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.