Edhe një GUINNESS në Kosovë (video)

0
SHPËRNDAJE

Agim Agushi dhe Leotrim Agushi e kanë realizuar me sukses mbajtjen e topit me kokë në çift duke hyrë kështu në librin e rekordeve botërore Guiness.

Rekordi deri më tani mbahej nga një çift suedez. Në një mbrëmje të organizuar në qytetin e Vitisë, Agimi dhe Leotrimi arritën ta mbajnë topin plot 30 minuta e 11 sekonda, me mbi 3100 goditje.

Për këtë ngjarje kontribut të madh ka dhënë Komuna e Vitisë me kryetarin Sokol Haliti dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me drejtoreshë Kaltrina Sylejmani, si dhe sponsorët e tjerë që e kanë ndihmuar Agimin dhe Leotrimin.

Në mesin e tyre janë edhe vëllezërit Rrahmani nga Smira që e përkrahën dyshen. Edhe një herë dëshmohet se shqiptari dhe topi janë shumë familjarë me njëri-tjetrin.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.