Edhe një premtim nga “Tifozat Kuqezi” për Danimarkë-Shqipëri

0
SHPËRNDAJE

“Tifozat Kuqezi” kanë premtuar se në takimin e Kombëtares së Shqipërisë në Danimarkë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit Francë 2016, do të kujtojnë dhe nderojnë të riun shqiptar Gramoz Palushi, që u vra pabesisht nga tifozët grekë 11 vite më parë pasi po festonte fitoren e Shqipërisë ndaj Greqisë së saposhpallur kampione Europe.

“Ne do të nderojmë vëllanë tonë, Gramoz Palushajn, që në ditën e ndeshjes bëhen 11 vite nga dita e vdekjes së tij. Gramozi përndryshe u ther me thikë dhe ra në Greqi, vetëm për faktin që festonte atë ditë fitoren e Shqipërisë ndaj Greqisë (2:1). Dhe natyrisht do ta kujtojmë atë sepse ka qenë njëri ndër nesh dhe ka ra për flamur,” – shprehen “Tifozat Kuqezi”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.