“Edhe po humbëm në Kopenhagen, shkojmë në Francë!”

0
SHPËRNDAJE

Përpara sfidës me Danimarkën, presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion”, ku përveçse ka folur për ndeshjen me Seribë, i ka bërë një skaner Kombëtares kuqezi, deri në këtë pikë të edicionit, teksa përgatitet për t’u nisur “xhiro” e kthimit të ndeshjeve të grupit eliminator të Euro 2016.
dukGjendja e skuadrës
“Forma duket optimale. Edhe gjendja shpirtërore është e mirë. Jemi gati për betejë. Pavarësisht se kemi një mungesë të rëndësishme si Mavraj, i cili uroj të rikthehet sa më shpejt. Gjithsesi kemi lojtarë dhe skuadër, që do të bëjë të mundur të mos ndihet mungesa e Mërgimit. Nuk jemi skuadër me yje, por kemi kolektiv”.
Dueli me danezët
“Edhe kundërshtarët janë nën presion, sepse është me pikë të barabarata me ne, megjithëse me një ndeshje më pak. Ne duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë këtë. Ne nuk eliminohemi nga ndonjë hap fals në Danimarkë. Nuk duhet ta mbivlerësojmë, por as të kalojmë në eufori. Duhet marrë si çdo kundërshtar”.
Si shkohet në Europian
“Kemi bërë një fazë të mirë, megjithëse realisht nuk e mendonim të ishim këtu pas 4 ndeshjeve. Tani, edhe nëse përsërisim rreth 70% të atyre rezultateve të fazës së parë, ne do të jemi në Francë. Megjithatë kemi 4 ndeshje për të luajtur me kundërshtarë të fortë. Të shohim sesi do të shkojë…”.
Ky kontigjent, edhe në Francë
“Mosha mesatare e ekipit është më e reja që kemi pasur ndonjëherë. Ky është kontigjenti që me shumë mudnësi do të jenë në Francë, me ndonjë ndryshim dhe 3-4 rikthime të lojtarëve të papërfshirë në listën aktuale”
stervitNdeshjet me radhë
“Në radhë të parë duhet të mendojmë për danezët, pastaj për të tjerat, kur të jetë koha. Ndeshja e radhës është më e rëndësishmja. Serbia? Në radhë të parë kemi Danimarkën, e theksoj. Pastaj Portugalinë e më pas do të mendojmë vetëm për organizimin e ndeshjes me Serbinë. Paqja që ka mbizotëruar së fundi mes kryeministrave mund të ketë ndikimin e vet. Por mbi të gjitha e kanë në dorë njerëzit, duhet të jemimë të paqtë e korrektë, për të pasur një mbarëvajtje të gjërave”.
Pa asnjë llogari
“Nuk dua të bëj llogari për kualifikimin. Çdo gjë do të jetë e vështirë deri ditën e fundit me Armeninë. I kemi të gjitha shanset për të qenë ekipi i dytë i renditjes në grup, apo edhe i treti më i mirë. Pastaj, larg qoftë, kemi edhe ‘play-off’-in si shans të fundit”
Mbërritja deri këtu
“Absolutisht, mbërritja deri këtu nuk është pjellë e rastësisë. Por është puna e shpërblyer e të gjithë njerëzve, jo vetëm atyre që zbresin në fushë. Natyrisht, edhe pak fati mund të ketë bërë punën e vet…”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.