Edhe Reali i Madridit në garë për Pogba-në

0
SHPËRNDAJE
Loading...

pogba

Pasi ishte shumë pranë Manchester United duket se Reali ka akoma shpresa.

Skuadra madrilene raportohet se akoma është në garë për mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba.

Futbollisti francez dëshiron të punojë me trajnerin e Realit, Zinedine Zidane, dhe është duke pritur akoma për një ofertë nga “Mbretërit”, shkruan gazeta “AS”.

Sipas gazetës spanjolle Juventusi nuk dëshiron asnjë shifër nën 100 milionë euro të gjitha në para të gatshme në një vend.

Kështu që Reali raportohet se ka kërkuar më shumë kohë për të gjetur paratë duke shitur lojtarë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.