Edhe rusët në CAS

0
SHPËRNDAJE
Loading...

stream_img
Tenistja Sharapova, edhe kjo e denuar per doping

Federata Ruse e Atletikës së Lehtë ka publikuar listën e 68 atletëve që kanë bërë kërkesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës për të marrë pjesë në lojërat Olimpike të Rio De Janeiros.

Ndërmjet tyre është edhe është edhe emri i kampiones në kërcëmimin me shkop Yelena Isinbayeva, i atletes së kërcimit së gjati Darya Klishina dhe e specialistit të garës së 110 metrave e pengesa Sergey Shubenkov.

Komiteti Olimpik Ndërkombtar kishte vendosur përjashtimin e atletikës së Russisë në lojërat olimpike të Rios për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara, mirëpo me një vendim të dytë u ka dhënë mundësinë atletëve rusë, atyre që rezultojë të papërfshirë në këtë skandal që të kërkojnë pjesëmarrjen në Olimpiadë në mënyrë individuale.

Vetë Komiteti Olimpik Kombëtar Rus e ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për ta përjashtimin e saj nga Rio 2016. Shkalla e fundit e gjyqësorit sportiv pritet të marrë një vendim më datë 21 korrik/ Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.