Edhe Shehi mungon tek Teuta

0
SHPËRNDAJE

14691261_1144534388917614_1574998748478284394_o

Teuta luan në transfertë këtë javë, teksa përballë do të ketë Tiranën në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Për trajnerin Magani nuk do të jetë i gatshëm Bledar Hodo, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa një tjetër është i dëmtuar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Dajan Shehi i cili akoma nuk është rikuperuar. Por ka edhe rikthime, pasi i gatshëm është edhe Ergi Borshi.

Shkodrani u dëmtua në ndeshjen me Korabin, ç’ka bëri që të mbeste jashtë ndaj Vllaznisë dhe Laçit, por tani është në dispozicion të stafit teknik dhe pritet që të rikthehet në formacion si një pikë e fortë e Teutës dhe trajnerit të saj, Gugash Magani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.