Edhe Xhimshiti zyrtarisht shtetas shqiptar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

djimsiti
Berat Djimsiti

Data 15 korrik 2015 ka qenë e veçantë edhe për Berat Xhimshitin (Djimsiti) nga lugina e Bujanovcit por i lindur në Zvicër, pasi në të njëjtën ditë me vëllezërit Ajeti është firmosur dekreti i shtetësisë shqiptare edhe për të nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Pasi ka luajtur me ekipet kombëtare të Zvicrës U-18, U19 dhe U21, mbrojtësi 22-vjeçar Xhimshiti i përgjigjet pozitivisht thirrjes së flamurit kuqezi duke qenë i gatshëm për të përfaqësuar fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Xhimshiti është pjesë e ekipit të parë të Zurich që nga edicioni 2010-11 dhe deri më tani numëron 95 takime e 4 gola në kampionatin zviceran si dhe është fitues i kupës së Zvicrës në 2013-14 bashkë me bashkëpatriotët e tij Burim Kukeli e Armando Sadiku.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.