Edi Rama fton tifozët të bëjnë tifo nga Kryeministria

0
SHPËRNDAJE

Kryministri i Shqipërisë Z.Edi Rama ka postuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” një lajmërim për të gjithë tifozët kuqezi që duan të ndjekin ndeshjen e Kombëtares Shqiptare ditën e sotme. Numri një i Qeverisë së Shqipërisë i ka ftuar të gjithë ata që duan të jenë të pranishëm në fushën e Blertë të Parkut të Kryeministrisë për t’i dhënë mbështetjen e duhur Kombëtares kuqezi në ndeshjen e sotme kundër Danimarkës. Ja postimi i Kryeministrit Edi Rama”
image
MBRËMJA KUQEZI E 4 SHTATORIT
“Kuqezinjtë në fushën e Parkut të Kryeministrisë mbrëmjen e 4 shtatorit me synimin për të hedhur një hap vendimtar drejt Francës 2016; një moment historik për Kombëtaren që është me afër se kurrë në realizimin e një misioni gjithnjë të pamundur deri më sot. Dhe kjo me Danimarkën është sprova e parë e katër ndeshjeve vendimtare për ta kurorëzuar me sukses këtë moment të jashtëzakonshëm. Prandaj kush dëshiron t’ia japë mbështetjen e vet Kuqezinjve nga fusha e blertë e Parkut të Kryeministrisë është i mirëseardhur.” ‪#‎ForcaShqiperia‬

S'KA KOMENTE

Comments are closed.