Edi Rama: Në 2 vite kemi bërë shumë për sportin

0
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë në takimin e Komitetit Ekzekutiv Olimpik. Sipas tij në dy vite qeveria ka arritur të investoj më shumë se 10 vitet e fundit. Ndër të tjera Kryeministri ka treguar edhe projektet e reja mbi sportin.Rama-me-topin-ne-dore-te-kombetarja

Jam shumë i kënaqur që t’iu mirëpres dhe të ndaj me ju disa mendime që nisin me përgëzimet për Lituaninë për fitoren e freskët në Europianin e Basketbollit. E ndoqa ndeshjen pasi jam tifoz me Italinë, ndaj m’u desh të vuaja për fitoren tuaj, por ishte mëse e merituar dhe tani shpresoj që të fitoni edhe me Serbinë, do të ishte diçka e mirë. Unë mendoj se ne kemi hapur një faqe të re të bashkëpunimit me Komitetin Olimpik në Shqipëri, ndonëse ne erdhëm në qeveri në një kohë shumë të vështirë për shkak të situatës ekonomike, tepër të vështirë që nuk është vetëm problem shqiptar, por rajonal e europian. Kësaj gjithashtu iu bashkua katrahura financiare që trashëguam nga qeveria e mëparshme, por përsëri besoj fort se pavarësisht vështirësive që mund të ketë një vend në terma financiarë, nuk është kurrë luks të investosh në sport dhe kulturë. Për këtë arsye kemi investuar në këtë gjysmë të mandatit tonë, të paktën sa në dekadën e fundit marrë bashkë. Ne jemi duke investuar shumë, pikësëpari në transformimin strukturor të marrëdhënies midis fëmijëve, nxënësve dhe sportit duke futur sportin në shkolla, universitete, duke ecur përpara me programin që synon të krijojë një rrjetëzim solid të njerëzve të angazhuar në aktivitete sportive. Së fundmi, së bashku me Komitetin kemi filluar të punojmë për krijimin e një federate të re, që do të jetë federatë e sportit për të rinjtë, që synon të bëhet një strukturë që do të koordinojë dhe mbështesë idenë e sportit jo vetëm si një aktivitet për profesionistë apo sportistë, por edhe si një aktivitet për mirëqenien e shoqërisë dhe një bashkekzistencë më të mirë të saj. Praktikisht, kemi vendosur tre orë të detyrueshme në sistemin shkollor. Po përpiqemi të sjellim ish kampionë dhe liderë sportivë për krijimin e grupeve sportive për të rinjtë dhe për të lehtësuar transformimin e shkollës për t’u lidhur në një farë mënyre me këtë përvojë dhe me mitin legjendar të sportit tonë, duke i dhënë fëmijëve një nxitje shtesë për të shkuar të merren me sport në kohën e tyre të lirë. Besoj fuqimisht që kjo lidhet me kulturën e shoqërisë, lidhet me kuptimin e miqësisë dhe solidaritetit, lidhet me pasjen e një qasje se si dikush mund të fitojë në jetë, duke qenë në një sipërmarrje apo pjesë e një skuadre. Në të njëjtën kohë është shumë e rëndësishme për shëndetin. Ju nuk erdhët në Shqipëri që të dëgjoni nga unë se çfarë do që investojmë në sport, por ajo që investojmë në sport është diçka që kursejmë në kujdesin shëndetësor dhe jo 1 me 1, por të paktën 1 me 3 (një lek i investuar në sport kursen tre në shëndetësi).  Është një përfitim afatgjatë. Pa dyshim dhe për politikanët e partitë përfitimet afatgjata janë normalisht të harruara pasi këto përfitime janë përtej 2-3 zgjedhjeve të ardhshme, por është shumë e rëndësishme që të mos humbim nga këto objektiva largpamës, ndaj ne jemi të përkushtuar të bëjmë për sportin në këtë mandat atë që faktikisht nuk është bërë në 20 vitet e fundit. Jemi angazhuar në financimin e komplekseve sportive. Vetëm vitin e fundit ndërtuam rreth 50 komplekse në disa qytete për t’i dhënë komuniteteve hapësirat për t’u mbledhur për aktivitete sportive. I kemi ndërlidhur me programin tonë të shkollës komunitare. Kemi nisur një proces transformimi për shkollat, duke menduar se shkollat nuk duhet të jenë vetëm vendi ku fëmijët shkojnë për të marrë dije dhe për të qenë “shokë klase” me mësuesit, por edhe si një vend ku prindërit, mësuesit, nxënësit, me mbështetjen e autoriteteve publike mund të punojnë së bashku me atë që ka të bëjë me kohën e lirë, sportin, kulturën, punën në shërbim të komunitetit, projekte me përfitim social apo mjedisor. Pa dyshim, në të njëjtën kohë ne kemi nevojë të përmirësojmë infrastrukturën e sportit edhe përsa i përket profesionistëve, jam i sigurt që e dini situatën që ka Shqipëria me federatat. Vetëm Federata e Futbollit ka një infrastrukturë të denjë përsa i përket zyrave dhe vendeve ku zhvillojnë aktivitetet e tyre. Tani po ndërtojmë një qendër të re që e kemi quajtur me ambicie Parku Olimpik i Tiranës, ku çdo federatë do të ketë hapësirën e saj. Do të jenë të gjitha bashkë, përveç futbollit, që nuk është vetëm sport, por një industri. Në këtë mënyrë krijojmë kushte shumë të mira pune për Federatat dhe Komitetin. Ata do të jenë bashkë dhe në mes të kësaj infrastrukture do të zhvillohen aktivitete sportive. Nuk e di nëse keni kohë që të shkojmë ta shohim, është vetëm pak minuta larg që këtu, një shëtitje e bukur, që të krijoni një ide se çfarë po bëjmë. Më informuan që do të vini përsëri në Tiranë, kjo e sotmja është hera juaj e tretë. Kjo është diçka që ndodh gjithmonë me Shqipërinë, thonë që është një vend që s’duhet të shkosh, por kur shkon nuk qëndron dot pa u kthyer përsëri. Kështu, gjithçka lidhet vetëm me kontaktin e parë, pasi steriotipi i krijuar për vendin tonë është dekurajues për njerëzit që nuk e njohin vendin, por kur e njohin gjithmonë duan të kthehen. Nuk kam njohur një person të vetëm deri tani që të ketë vizituar Shqipërinë dhe të mos ketë dashur të rikthehet. Kështu që ju keni ardhur tre herë, do të bëhen katër dhe jam besimplotë që herën e katërt do të takohemi në këtë ambient të madh që po ndërtojmë dhe s’do t’ju duhet të merrni me qera hapësirën, pasi do të jetë falas nga Komiteti. Këto janë ato që mund të them. Faleminderit që më prezantuat si një ish-lojtar basketbolli, është në një farë mënyre më mirë se të prezantohesh si politikan dhe është diçka që e vlerësoj shumë. Faleminderit që erdhët dhe ju uroj një qëndrim të mirë, shpresoj që bashkëkombësit e mi të dinë t’ju argëtojnë në të gjitha aspektet, nga bashkëbisedimet, tek shëtitjet, ushqimi dhe uroj të vini përsëri.

Ju faleminderit shumë!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.