Edicioni i dytë i Kupës “Mejdan Zhivani” do zhvillohet në Laç

0
SHPËRNDAJE
Loading...

13567348_1106905936033746_869169803214544142_nGazetari sportiv Mejdan Zhivani do të kujtohet sërish edhe në përvjetorin e dytë të ndarjes së tij nga jeta me një kupë që tashmë po kthehet në të përvitshme nga kolegët e tij. Por e veçanta e këtij edicioni të dytë të kësaj kupe është ajo e zhvillimit të saj në qytetin e Laçit.

Njeriu që e ka marrë përsipër këtë gjë, është gazetari i njohur sportiv Isuf Myrtaj, ku për minuta90.com ka shpjeguar edhe arsyet pse ka ndërmarrë këtë iniciativë dhe poashtu ka bërë publike edhe disa nga të veçantat e saj.

“Morëm iniciativën e edicionit të dytë të kësaj kupe ta zhvillojmë pikërisht në qytetin e Laçit, atje ku Mejdan Zhivani vinte dhe transmetonte ndeshjet e Vllaznisë dhe Laçit, pra atmosferën sportive të këtyre takimeve.

Zhivani ka qenë një ndër miqtë e mi më të ngushtë në aspektin personal dhe e ndieja një detyrim të brendshëm që edicioni i dytë i Kupës “Mejdan Zhivani”, të zhvillohet në Laç.

Gjithashtu, do të jenë të ftuar 3 skuadra pjesëmarrëse në këtë aktivitet, të cilët do jenë ekipi i gazetarëve të Shkodrës dhe ai i RTSH. Ndërkohë, që ekipi i tretë do të jetë ekipi organizator i gazetarëve të Laçit dhe të Kurbinit, pasi këtë radhë i takon. Pra, këto do të jenë 3 ekipet që do marrin pjesë në këtë aktivitet.

Ndërkohë, që kemi menduar që në Pallatin e Kulturës në qytetin e Laçit, të ketë disa të ftuar jo vetëm nga Shkodra, Tirana, por mbase edhe nga trevat jashtë Shqipërisë”,-mbylli prononcimin e tij, gazetari sportiv, Isuf Myrtaj.

Mejdan Zhivani ka qenë një nga gazetarët e njohur sportiv të Shkodrës dhe jo vetëm por që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dy vjet më parë, pikërisht në moshën 38-vjeçare. Megjithatë karriera dhe veprimtaria e tij ka lënë pas gjurmët e veta dhe jo më kot, ai vazhdon të kujtohet. /minuta90.com/

12644911_1124776677573165_18874928447202529_nGazetari i ndjerë Mejdan Zhivani, së bashku me dy gazetarët e tjerë, Isuf Myrtaj, organizator i Kupës “Mejdan Zhivani” në qytetin e Laçit dhe gazetari tjetër i Radio Tirana, Klevis Begolli
12473737_1142372362469816_7815068464349468554_oFoto nga ceremonia e vjetshme në Shkodër e Kupës “Mejdan Zhivani”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.