Editorial / Kush i hëngri fushat?!

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Përpara viteve 90-të shumë skuadra kishin jo vetëm stadiumin kryesor por edhe fusha për stërvitje (anekset sportive)… Po po e lexuat saktë, fusha të shumta sportive në çdo qytet të Shqipërisë.

Sot jemi në vitin 2017-të dhe mburremi se kemi ndërtuar 2 stadiume (Elbasan dhe Shkodër) pritet të ndërtohet dhe i 3-ti në Tiranë…

Në të vërtetë këta kanë qenë dhe vetëm janë modernizuar pak.. Anekset sportive janë zhdukur dhe ne themi që Kampionati ynë është më i forti në vitet e fundit. Dikur edhe shkollat 8 vjeçare kishin fusha shumë të mira futbolli (sot mburren se kanë palestra).

Fakte të vërteta: Kukësi i vendit të parë stërvitet çdo ditë në Tiranë dhe shkon në Kukës 1 herë në dy javë vetëm kur ka ndeshje.
Partizani i vendit të 3-të njëlloj si Korabi i vendit të fundit pa stadium enden sa andej këtej duke gjetur bamirësin e radhës që do ju lejojnë të luajnë. Po të kalojmë në Kategorinë e Parë gjendja është akoma më e keqe. Qytetarët e Librazhdit për të parë ekipin e tyre Sopotin duhet të shkojnë në Fushë-Krujë. Tifozët e Tomorrit ja vunë fajin fushës skandaloze për rezultatet e dobta dhe u zhvendosën në Kuçovë. Edhe tapetit të Lushnjës kryesuese i ka dalë fundi dhe mungesa e investimeve (ky stadium ka qenë dikur i rrethuar nga 5 fusha stërvitore për moshat, sot ka ngel vetëm 1-ra prej tyre në gjendje skandaloze).

Mund të vazhdojmë shumë gjatë të flasim për problemet e futbollit por me gjithë këto probleme vazhdon të mbetet sporti më i dashur i shqiptarëve.
Kush ka vesh të dëgjojë./minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.