Edon Hasani i propozohet Partizanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në periudha merkatosh ndodh shpesh që klubeve t’u ofrohen lojtarë të ndryshëm, të cilët drejtuesit mbase nuk i kanë pasur në plan, apo nuk i kanë menduar. Në këtë situatë ndodhet edhe Partizani me mesfushorin shkodran Edon Hasani.

Nga burime të sigurta të minuta90.com mësohet se para disa ditësh një përfaqësues i ish-lojtarit të Kukësit ia ka ofruar Partizanit shkodranin. Përfaqësues të klubit të kuq nuk kanë dhënë një përgjigje të saktë, pasi dihet që prurjet e reja të skuadrës do të merren me vendim kolegjial.

Partizani e mbylli sezonin me një organikë të mbipopulluar në mesfushë dhe derisa nuk është përcaktuar lista e lojtarëve që do të mbahen, nuk mund të jepet një përgjigje e saktë për interesimin e mesfushorit Edon Hasani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.