Edon Hasani, shumë shpejt vendos skuadrën

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Edon Hasani është lojtar i lirë prej muajsh, pasi pa u mbyllur ende kampionati i shkuar ndërpreu kontratën me klubin e Kukësit.

Mesfushori shkodran ka pasur një ofertë nga ana e Flamurtarit, ndërkohë që edhe Vllaznia po tenton ta bëjë tijin.

Hasani është takuar prej disa kohësh me trajnerin Cungu dhe më pas me administratorin Gjyrezi dhe pritet që gjatë këtyre ditëve të ketë një takim tjetër për të vendosur nëse do e pranojë ofertën e kuqebluve.

Kjo javë është vendimtare për të ardhmen e mesfushorit, që me shumë gjasa do të veshë fanellën e Vllaznisë sërish.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.