Edon Hasani: Polakët provokuan, “Kosova është Serbi”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/
Trazirat e ndodhura gjatë ndeshjes Kukësi-Legia për ndeshjen e Europa League, duket se nuk kanë ardhur vetëm prej tifozëve shqiptarë. Edhe tifozët polakë nuk ishin krejt të pafajshëm, kur u sulmuan nga ata shqiptarë, para ndeshjes së Europa League ndërmjet Kukësit dhe Legia Warsawas. Këtë gjë e tregon mesfushori Edon Hasani, i cili aktualisht është pjesë e Kukësi. Mesfushori shkodran shprehet se tifozët polakë i provokuan ata të Kukësit.
image
“Incidentet kanë ndodhur parandeshjes. Tifozët polakë thërrisnin rrugëve të Tiranës: ‘Kosova është Serbi’, si dhe këngë të tjera, që i kanë mllefosur tifozët tanë. Më pas, gjatë ndeshjes, pas golit të parë, sulmuesi serb, Nikolic, festonte me gishtin e mesëm drejt tifozëve tanë. Tifozët e Legias nuk janë ndalur edhe gjatë ndeshjes, duke thirrur: ‘Vrisni shqiptarët’. Këto gjëra kanë ndikuar që të ndodhte incidenti”, vazhdon rrëfimin Hasani për Digi Sport.
2AF8B2ED00000578-3180587-image-a-50_1438291227749
“Gjyqtari dhe delegati kanë diskutuar në fushë për 23 minuta me kapitenët e të dyja skuadrave. Më pas është vendosur që tifozët tanë ta lëshojnë stadiumin, por në fund u ndërpre ndeshja. Polakët ishin të lumtur që loja u ndërpre, të cilën me shumë mundësi mund ta fitojnë 3:0. Fatkeqësisht mund të ndodh kjo, edhe pse ne e kemi demonstruar se nuk jemi inferiorë ndaj tyre”, përfundoi Hasani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.