Drejtori Prodani tregon planet vizionare për stadiumin “Qemal Stafa”

0
SHPËRNDAJE

image
Drejtori i përgjithshëm i stadiumit “Qemal Stafa”, z. Eduard Prodani, në një intervistë për “minuta90.com” tregon për ndryshimin që i ka ndodhur impantit më të madh në vënd. Në këtë intervistë, Prodani tregon se si ka qënë stadiumi “Qemal Stafa”, dhe se si është transformuar pas ndërhyrjes së FSHF. Gjithashtu njëriu me aktiv në këtë impiant, flet edhe për të ardhmen e stadiumit, ku bën me dije se në një kohë të afërt ai do të shëmbet dhe do të ndërtohet impianti i ri, ku do të gjejnë
edhe sponsorë për këtë rikonstruksion. Prodani njihet si një njëri mjaft vizionar. Vendosja e tij në postin e drejtorit të stadiumit “Qemal Stafa” ka qenë një lëvizje e mirëmenduar nga ana e FSHF-së. Padyshim Prodani ka njohurit e duhura për të drejtuar një institucion futbollistik, këtë e ka treguar edhe më parë me punën e tij në federat, por edhe tashmë, ku pavarësisht rrënimit të stadiumit, “kështjelles” së vjetër i është kthyer disi fytyra në vend.

07_big
– Zoti Prodani mund t’na shpjegoni si e morët përsiper rolin e drejtorit të stadiumit. Kush ju ftoi dhe pse e pranuat duke ditur gjëndjen e tij.

– Stadiumi “Qemal Stafa” është nën administrimin e subjektit “Qëndra Sportive Kuq e Zi”, SH.A. Kjo e fundit është një ndërmarrje e përbashkët midis FSHF-së dhe Qeverisë. Qëllimi i krijimit dhe funksionimit të së cilës është zbatimi i projektit të ndërtimit të stadiumit të ri kombëtar të Shqipërisë. Mua m’u ofrua posti i administratorit te “Qëndra Sportive Kuq e Zi” pikërisht për shkak të njohjes së posaçme që unë kam mbi projektin e stadiumit të ri kombëtar, pasi kam qënë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF që në fillim të procesit të ideimit dhe konceptimit të këtij projekti. Natyrisht që në periudhën deri në fillimin e zbatimit të projektit dhe prishjes së stadiumit egzistues është e nevojeshme administrimi dhe shfrytëzimi sa më efikas i këtij aseti te rendesishem për futbollin dhe sportin shqiptar, gjë për të cilën unë jam munduar të jap më të mirën. Për sa i përket gjëndjes së stadiumit duhet të thuhet se megjithë amortizimin e madh dhe faktin që atij nuk i është përtërirë liçensa për zhvillimin në të të ndeshjeve të rendesishme të kompeticioneve kryesore FIFA/UEFA, “Qemal Stafa” mbetet ende një impiant që mund të perballojë mirë ndeshjet e kompeticioneve kombëtare dhe ato të fazave kualifikuese në kompeticionet UEFA, ashtu si dhe po verifikohet aktualisht.

stadiumi_qemal_stafa_me_nje_lo_1
Projekti i ri

– Është parë se imazhi ka ndryshuar disi. Duket se me pak punë mund të arrihen gjëra edhe pse stadiumi meriton rikonstruksionin e plotë?

– Fillimisht u mendua se periudha që “Qëndra Sportive Kuq e Zi” do të duhej t’a administronte stadiumin në formen që ai është sot vetëm për një kohë të shkurtër pasi pritej që të nënshkruhej kontrata për investimin dhe punimet për ndërtimin e stadiumit te ri. Në këto kushte nuk kishte shumë kuptim që të investohej për përmirësimin e gjëndjes së tij. Por, duke qënë se arritja e marëveshjes nuk u arrit në kohën e parashikuar dhe gjëndja e fushës dhe pjesës tjetër të infrastrukturës po keqësohej me shpejtësi, atëhere FSHF vendosi të ndërhyje me financime për përmirësimin e aspekteve më kritike të stadiumit si fusha etj. për të krijuar kushte për zhvillim normal të ndeshjeve të futbollit dhe aktiviteteve të tjera sportive në stadium. Përvec fushes së lojës u bënë përmirësime edhe në ndriçimin artificial të stadiumit, si edhe u bë lyerja e tërë pjesëve të dukshme prej betoni të tribunave, shkallëve etj. gjë që ndikoi që tërë impianti të marrë një pamje disi më ndryshe nga ajo e mëparshmja.
Një aspekt tjetër që ka ndikuar në një pamje më të mirë të stadiumit është dhe veshja e sipërfaqeve të brëndshme të ekspozuara me panele të publicitetit tregtar pas marrëveshjeve që bëmë me subjekte të interesuara për të reklamuar në ambjentet e brëndshme e të jashtme të godinës së stadiumit. Së fundmi “Qemal Stafa” është paisur me panele elektronike reklamash që u transferuan aty nga “Elbasan Arena”, vënia në funksionim i të cilave do të kontribuojë për një pamje shumë të “gjallë” dhe bashkohore të tij. Menaxhimi i stadiumeve është një praktikë pak e elaboruar në Shqipëri. Me modelin e plotë që po demostrohet në “Elbasan Arena” dhe me disa aspekte që po përpiqemi teë zbatojme në “Qemal Stafa” besoj se do krijojë modele dhe mentalitet krejt të ri në mënyrënn e administrimit dhe përdorimit të stadiumeve të futbollit dhe impianteve të tjera sportive në Shqipëri.flamuri1

– A kanë probleme klubet me borxhe ndaj institucionit tuaj?

– Nuk është sekret të thuhet se klubet shqiptare nuk “notojnë” në para dhe se burimet e tyre të financimit janë shumë të kufizuara. Nga kjo situatë nuk bëjnë përjashtim as marrëdheniet që ato ndertojnë me stadiumin “Qemal Stafa”. Së pari duhet informuar se me marrjen e stadiumit nga “Qëndra Sportive Kuq e Zi”.sha çmimet dhe tarifat që klubet paguajnë për ndeshjet u ulen deri në përgjysmimin e tyre krahasuar me ato që aplikoheshin më parë. Kjo natyrisht është refleks i faktit që “Qëndra Sportive Kuq e Zi” sha është një subjekt i menaxhuar dhe subvencionuar nga FSHF e cila përfaqeson dhe mbron interesat e klubeve si anëtare të saj dhe interesat e futbollit në tërësi. Përsa i përket detyrimeve të klubeve që luajnë ndeshjet e tyre në “Qemal Stafa”, politika që është ndjekur ka synuar të shmangë vënien e këtyre klubeve në situata të vështira financiare duke perdorur FSHF si garantues dhe rregullator për këto detyrime. E thënë ndryshe, detyrimet e klubeve shlyhen në kohv të vonuara kur këto i kanë mundesitë t’a bëjnë një gjë të tillë pasi përfitojnë nga financimet e huaja apo të vetë FSHF-së në fillim të çdo sezoni.

Momenti i shenimit te golit te dyte, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Mamurrasi, 2-1, e vlefshme per Kategorine e Pare, e luajtur ne stadiumin "Qemal Stafa" ne Tirane.

– Cfarë planesh ka për të ardhmen stadiumi “Qemal Stafa”.

– E ardhmja e stadiumit “Qemal Stafa” është shëmbja dhe ndërtimi në vend të tij i një stadium krejt të ri, në standartet dhe parametrat më bashkelohore. Kjo është politika e FSHF dhe Qeverisë e materializuar edhe në vendimet përkatese të Këshillit të Ministrave. Për këtë po punojmë në vijimësi dhe mund t’ju them pa rezerva se pavarësisht vonesës nga objektivi kohor fillestar kemi gjetur shprehje interesi nga grupe dhe investitore të interesuar dhe të gatshëm të hyjnë në bashkëpunim me ne për realizimin e këtij projekti. Ndonese nuk jemi ende në gjendje tëjapim një afat për firmosjen e marrveshjes apo fillimin e punimeve është vetëm çështje kohe para se një gjë e tillë të bëhet e ditur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.