Eduardo paralajmëron portugezët: Udhëtimi Tiranë-Elbasan, një torturë

0
SHPËRNDAJE

edu
Eduardo, gjate ndeshjes kunder Skenderbeut per Champions

Dikur ka qenë pjesë e Portugalisë, ndërkohë që tani është mënjanuar për t’iu dedikuar ekskluzivisht Dinamos së Zagrebit. Mirëpo me rastin e ndeshjes ndaj Shqipërisë, portieri Eduardo shërben si një lloj spiuni, përderisa ka luajtur në “Elbasan Arena” vetëm para pak javësh kundër Skënderbeut për Champions League. Teksa lëshon një paralajmërim për kolegët portugezë.

Duke folur për shtypin portugez, ai ka evidentuar si “gjënë më të keqe pikërisht udhëtimin nga Tirana në Elbasan”. Duhet thënë se Portugalia e ka rezidencën në kryeqytet, por në fakt ndeshja luhet në Elbasan, që ndodhet rreth 50 km larg. Në lidhje me zhvendosjen, që e ka provuar edhe vetë me Dinamon e Zagrebit, Eduardo ka parlajmëruar se lojtarët portugezë duhet të përballojnë një udhëtim “përgjatë një rruge torturë, të vjetër, që kalon përmes qytezave. Ky udhëtim zgjat rreth 1 orë, në varësi të trafikut që në Shqipëri është tepër i ndërlikuar”, ka deklaruar portieri, i cili numëron 35 ndeshje me përfaqësuesen e Portugalisë.

Gjithsesi, stadiumi ku do të luajnë portugezët, gjithmonë sipas asaj që shkruhet në shtypin luzitan, është “i mirë, i vogël dhe modern”, ndryshe nga kushtet ku u luajt në vitin 2009, që u konkludua me një gol të Bruno Alvesh. “Atëherë po që nuk kishte asnjë kusht të përshtatshëm”, ka kujtuar gardiani, i cili ishte i pranishëm në ndeshjen e përpara 6 vjetëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.