Edvan Bakaj bën prapa-kthehu, rikthimet në modë tek Tirana

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas Dorian Kërçikut, edhe një tjetër lojtar bën prapa-kthehu tek Tirana. Këtë rradhë është portieri Edvan Bakaj, i cili pasi zyrtarizoi largimin nga ekipi bardheblu pak ditë më parë me anë të një deklarate të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, tashmë duket se ka ndërruar mëndje dhe është rikthyer të vishet bardheblu. Pas një takimi me presidentin Halili, portier Bakaj ka vendisur sërisht të jetë pjesë e 24 herë kampionëve edhe për sezonin e ri. Me anë të një deklarate në rrjetin social “Facebook”, ekipini Tiranës zyrtarizoi edhe rikthimin në skuadër të portierit. Ja fjalët e Edvan Bakajt pas rikthimit tek Tirana:
image
“Jam i lumtur që sot do të rikthehem në stërvitje. Falenderoj presidentin Halili që këmbëngulu që unë mos të largohem dhe më dha besimin që mua më nevojitej për të punuar shumë dhe luftuar çdo ditë për të qënë pjesë e formacionit. Çfutbollist këtë ambicie ka. Falenderoj shumë edhe tifozët bardheblu pët mbështetjen që më kanë dhënë. Premtoj që do t jap maksimumin çdo ditë në stërvitje dhe sa here që të më jepet mundësia për të luajtur”, ka deklaruar portieri bardheblu që sot pasdite do t’i rikthehet përgatitjeve.

Duket se rikthmet tek Tirana janë kthyer në një modë, pasi para Edvan Bakajt, kështu veproi edhe Dorjan Kërçiku.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.