Effenberg zbulon: Guardiola ikën nga Bayern, ja kush e zëvendëson

0
SHPËRNDAJE

stef“Guardiola, vitin e ardhshëm do të largohet nga Bayern Mynih”. Ky është zbulimi që vje nga një prej simboleve të futbollit gjerman, Stefan Effenberg. Faktikisht, trajneri aktual i bavarezëve deri më tani ka ngurruar të hapë bisedimet për një rinovim të kontratës me kampionët e Gjermanisë, duke ndezur thashethemet që qarkullojnë se ky do të jetë viti i fundit i tij në Bundesligë, pasi do të transferohet te Manchester City
Në një intervistë për mediat, Effenberg është shprehur me shumë siguri se pas vitit 2016, Guardiola nuk do të jetë më në drejtim të Bayernit. Sipas tij, spanjolli do të largohet nga bavarezët dhe ai që do ta zëvendësojë do të jetë Jurgen Klopp, ish trajneri i Borussias së Dortmundit. Ish-futbollisti spanjoll, në dy vite në Mynih, ka dështuar ta risjellë edhe njëherë Champions League, teksa ka fituar dy herë kampionatin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.