Egnatia aktive në merkato. Vjen Veliaj

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë/ Emiljano Veliaj, mesfushori i mirënjohur beratas, është larguar nga skuadra e Tomorit, së cilës iu bashkua në janar pas një eksperience që pati te skuadra e Korabit.

Gjatë kësaj periudhe për organizatorin që ka luajtur me skuadra të ndryshme në vend, ka pasur disa oferta, por më bindësen deri më tani e ka bërë skuadra e Egnatias, sikurse shkruan “Sport Ekspres”.

Rrogozhinasit kanë arritur akordin me Veliajn dhe tashmë e presin në stërvitje për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Vladimir Gjoni.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.