Egzon Shabani braktis Besën, klubi reagon ashpër

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Futbollisti i spikatur në futbollin e Kosovës, Egzon Shabani është larguar nga Besa e Pejës pas vetëm një muaji me këtë klub. Vetë lojtari nuk është prononcuar për arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi por mjaft i shpejtë dhe i ashpër ka qenë reagimi i klubit Besa e Pejës të cilin po jua paraqesim të plotë.

“Edhe pse ne me deshirë e pranuam në mesin tonë futbollistin i cili ishte pa angazhim dhe në gjashtë muajt e fundit ka pauzuar, bëmë marrëveshje, paguam këstin e parë të mjeteve dhe shpresuam se Egzoni do të rimarrë veten.

Si duket pasi ky futbollist hasi në një mes ku talentët e rinj të shkollës së futbollit KF Besa janë me cilësi edhe më të mira se ky, atëherë Egzon Shabani fillloi të dyshojë se mund të krijojë vend startuesi te KF Besa dhe atëherë filloi të bëjë presion për të ju paguar komplet kontrata ende pa ja nisur kampionati.

Prandaj KF Besa, duke e parë këtë jo-profesionalizëm te ky lojtar, vendosi të shkëpusë çdo marrëveshje me të dhe njofton edhe FFK-në dhe klubet tjera se deri sa nuk kthen mjetet financiare të marra te KF Besa, Egzon Shabani nuk mund të bëjë marrëveshje me askënd tjetër”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.