Ekipi i fshatit suedez “befason” gjigandët turq

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Europa League / E kush mund ta besonte se në turin e dyte të kualifikimeve do të eliminohej një nga ekipet më të mëdha të Turqisë,Gallatasaraji kundër një ekipi që 21 vite që është krijuar dhe që quhet Östersunds FK, por që mbrëmjen e sotme heshti Stambollin. Në debutimin historik në Europë, skuadra e fshatit me të njëjtin emër, Ostersund, me vetëm 50 mijë banorë, ka arritur që të shkruajë historinë.

Ostersund sezonin e shkuar e habiti gjithë Suedinë, pasi fitoi Kupën. Pikërisht ajo i dha mundësinë që të arrinin këtu ku janë sot. Pas fitores 2-0 në Suedi, erdhi barazimi 1-1 në Stamboll çka i siguroi biletën për më tëj. Endrrat janë të bukura, sepse ndonjëherë edhe realizohen…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.