Ekipi shqiptar përsëri në finale të Ballkaniadës për klube

0
SHPËRNDAJE

basketboll_1243Me dy fitore bindëse ndaj Beroe Stara Zagora, 75-89 në Bullgari dhe 94-75 në Prishtinë, klubi shqiptar i basketbollit, Sigal, arriti për herë të dytë në finalen e Ligës Ballkanike ku përballë do të ketë malazesët e Mornar. Këta të fundit e humbën gjysëmfinalen e parë ndaj maqedonëve të Kozuv por e fituan ndeshjen e kthimit me rezultat të thellë.

Një sukses madhështor ky për Sigal Prishtinën, në një garë rajonale që edhe pse nuk ka një pjesëmarrje shumë të gjerë, mbetet një aktivitet mjaft me rëndësi. Kujtojmë se vitin e kaluar, ekipi prishtinas e fitoi kupën e këtij aktiviteti dhe këtë sezon kërkon ta përsërisë atë sukses të madh të vitit të kaluar.

Në ndeshjen e djeshme ndaj Beroes, shkëlqeu i gjithë ekipi por pikët më të shumta i bëri Dardan Berisha, 28 të tilla ndërsa shënoi edhe gjashtë 3-pikësha. Washburn dhe Abukar gjithashtu spikatën ndërsa për bullgarët u dallua Vaklinov me 16 pikë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.