Ekskluzive, Agostinelli në rrezik, ja pasuesi

0
SHPËRNDAJE

14917204_1162658290438557_6392963714030350498_o

Andrea Agostinelli nuk është në kushte komode te Skënderbeu, teksa tifozët nëpër rrjete sociale kanë pakënaqësi ndaj tij.

Para pak ditësh në klubin kampion u zhvillua edhe një analizë me presidentin Takaj, e cila kaloi qetësisht, pa ultimatume, por burime të sigurta të minuta90.com pohojnë se tashmë pozitat e italianit kanë nisur të lëkunden

minuta90.com ka mësuar edhe trajnerin që mund ta pasojë Agostinellin, dhe ai është Ilir Daja, i cili së fundmi u largua nga Tirana.

Emri i tij është përmendur edhe më parë, dhe po lakohet sërish, por për të pasur diçka konkrete, duhet që të mbyllet aventura e teknikut italian.

Presidenti Takaj i ka shprehur besimin maksimal trajnerit, por tanimë janë rezultatet ato që do vendosin. Takimi i radhës është ndaj Flamurtarit, ku do të kërkohet fitorja, por edhe vlonjatët kanë synimet e tyre, ç’ka e bën më të vështirë këtë përballje. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.