Ekskluzive/ Arsid Kruja, gati firma në Slloveni

0
SHPËRNDAJE

krujaAs Flamurtari, as Kukësi. Zavrc quhet emri i ekipit të ri që do të vazhdojë aventurën e tij mesfushori shkodran Arsid Kruja. Aktualisht Kruja ndodhet në Slloveni për të firmosur. Pengesa e vetme mund të jetë skuadra e Al Hajer në Arabinë Saudite, e cila poseidon kartonin e futbollistit. Në ditët në vazhdim do të mësohet diçka më tepër për të ardhmën e futbollistit. Për Krujën ka pasur interesime nga shumë skuadra të kampionatit tonë ku një takim është zhvilluar edhe me skuadrën e Kukësit, por me sa duket oferta sllovene ka bindur më shumë 22-vjeçarin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.