Ekskluzive/ Dejan Djenic, lufta treshe për bomberin serb

0
SHPËRNDAJE

Skuadra tona po lëvizin në merkaton verore. Tregu ballkanik është më i kërkuari për momenti, pasi preferohet për arsye adaptimi nga ana e drejtuesve dhe trajnerëve.

dejan-djenic-djenic

Një stradegji e tillë duket se është zgjedhur edhe nga tri ekipet tona për sulmuesin serb Dejan Djenic. Nga informacionet e Minuta90.com, ky lojtar është aktivizuar së fundmi në Bokelj të Malit të Zi dhe që nga janari, deri në fund të sezonit, në 13 ndeshje që është aktivizuar, ka shënuar 8 gola.djenic

Tirana është skuadra e parë që ka rënë në gjurmët e tij. Në fillim është prezantuar nga menaxherë të ndryshëm pran klubit bardheblu, më pas është tentuar të joshet dhe është kontaktuar nga Ivan Gvozdenovic, i cili vec rrolit të bindur për urdhërat e trajnerit Ilir Daja në postin e zëvëndës trajnerit, bënë edhe atë të përkthyesit apo menaxherit duke qenë multifunksional në klubi 24 herë kampion të Shqipërisë.

Ndërkohë që edhe Kukësi, sic mëson Minuta90.com, e ka kërkuar këtë lojtar. Madje duke qenë në planet  teknikut Klodian Duro. Por largimi i papritur i Duros nga stoli i kuksianëve prishi planet për transferimin e tij. Ndërkohë që tashmë do të jetë presidenti Gjici dhe stafi i tij që do të japing OK-in për lojtarin që shikohet si një alternative e mirë për këtë skuadër.

Minuta90.com zbulon se edhe Vllaznia nga ana e saj nuk e fal tregun e Malit të Zi duke qenë edhe fare pranë tij. Kështu mësohet se zëvëndës trajneri i Vllaznisë ka udhëtuar drejtë shtëpisë së lojtarit në serbi dhe ka pasur një takim me lojtarin për ti propozuar afrimin në rradhët e Vllaznisë. Puna e mirë sulmuesi Djenic ka rënë në syrin e shumë skuadrave. Ardhja e tij në Shqipëri është cështje kohe./Minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.