Ekskluzive, Elis Bakaj do të rikthehet te Tirana

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Elis Bakaj mund t’i bashkohet shumë shpejt Tiranës, duke u rikthyer në Kampionatin Shqiptar. Siç bëjnë me dije burime të sigurta të minuta90.com, mesfushori me tipare sulmuese ka gjetur akordin me klubin e Tiranës dhe duke filluar nga janari do të përfaqësojë ngjyrat bardheblu.

Akoma nuk është e qartë se sa do të përfitojë Bakaj tek bardheblutë e kryeqytetit, por edhe kjo do bëhet me dije në ditët në vijim. Trajneri i Tiranës Mirel Josa e do patjetër në ekip, teksa mund ta aktivizojë si në sulmues “pykë” apo si sulmues anësor.

Aktualisht, Elis Bakaj është lojtar i lirë, duke qenë se është larguar nga RNK Split dhe mesfushori për të qenë në formën dhe ritmin e duhur, u stërvit për disa kohë me Tiranën. Mesa shihet, Elis Bakaj e ka të vështirë të qëndrojë gjatë në një ekip jashtë vendit dhe mesa duket aventura e tij e radhës do të jetë brenda vendit, me Tiranën. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.