Ekskluzive, Klodian Duro vetëofrohet, zbuloni skuadrën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Klodian Duro i është vetëofruar skuadrës së Shkëndijës së Tetovës me premtimin se do t’i ngrejë tetovarët në nivelet më të larta.

Burime të sigurta të minuta90.com konfirmojnë se ish-trajneri i Kukësit, është një kandidaturë serioze, dhe gjithashtu përmenden edhe tre emra trajnerësh nga Kroacia.

Aljosha Hasanoviç, Zlatko Krajnçar dhe Zoran Vuliç, dëshirojnë që të marrin përsipër drejtimin e Shkëndijës, ndërkohë që edhe Jorg Heinrish, ish-futbollist i Dortmund, Fiorentinës, Frajburg dhe Këln dhe Kombëtares Gjermane përmendet si kandidat.

Ai ka punuar te Unioni i Berlinit në rolin drejtorit sportiv dhe tashmë kërkon të nisë një eksperiencë të re si trajner. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.