Ekskluzive, lajme të mira te Partizani

0
SHPËRNDAJE
Loading...

emiljano-vila

Lajme të mira vijnë nga kampi i Partizanit, atje ku po zhvillohen edhe përgatitjet e fundit në prag të derbit me Tiranën. Panorama Sport shkruante sot se Idriz Batha dhe Emiljano Vila nuk do të jenë të gatshëm në derbin e madh, por minuta90.com mëson se situata qëndron ndryshe.

Stafi mjekësor vendosi që Batha të kryente stërvitje të diferencuar, ndërsa mesfushori pritet të zbresë normalisht në fushë në derbi.

Ai që mungoi në përgatitjet e të kuqve ishte Emiljano Vila. Mesfushori vuan nga një goditje e pësuar në këmbën e djathtë gjatë sfidës me Teutën.

Dhimbjet janë të mëdha, megjithatë Vila pritet të shtrëngojë dhëmbët, për të mos humbur sfidën me rivalët e mëdhenj të kryeqytetit.

Dy ditët e pushimit mendohet se do t’i shërbejnë përmirësimit të gjendjes, ndërsa mesfushori i është nënshtruar edhe terapive me stafin mjekësor, për t’u rikthyer në stërvitje prej së martës.

Në një duel mjaft të rëndësishëm për të mos humbur terren nga Skënderbeu kryesues dhe në ambiciet drejt titullin kampion, Emiljano Vila, ashtu si të gjithë te Partizani duan të jenë në fushë. Suksesi në derbi kërkon mbi të gjitha grintë dhe sakrificë, elementë që tek të besuarit e trajnerit Starova nuk mungojnë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.