Ekskluzive, Luftëtari kërkon sulmuesin Ardit Hoxhaj

0
SHPËRNDAJE

 

Talenti i Skënderbeut, Ardit Hoxhaj, është padyshim një ndër lojtarët më me të ardhme në Superiore aktualisht. Siç bëjnë me dije burime të minuta90.com, së fundmi, për të ka mbërritur edhe një ofertë zyrtare në klubin korçar, nga klubi i Luftëtarit.

Kjo e fundit ka shfaqur edhe dëshirën konkrete për ta pasur sulmuesin e Skënderbeut në gjirin e vet. Gjithsesi, për t’u transferuar te Luftëtari, drejtuesit e këtyre të fundit duhet të bindin drejtuesit korçarë, pasi Hoxhaj është nën kontratë me Skënderbeun dhe korçarët vështirë që mund ta lejojë sulmuesin të ikë si lojtar i lirë.

Prandaj, Luftëtari duhet të përgatisë ofertën për sulmuesin, teksa duhet të sakrifikojë edhe pak financiarisht. Një gjë është e sigurt: Ardit Hoxhaj me shumë mundësi në merkaton e janarit do të luajë në një tjetër ekip, ku e ka pranuar edhe ai vetë, teksa në rrjetet sociale ka postuar një foto, ku Hoxhaj shkruan se është e fundit në qytetin e Korçës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.